Një natë ëndrrash për Mançinin, eliminoi Inzaghin në Ligën e Kampionëve dhe ndërkohë…u shpall kampion pa luajtur fare
Leeds United ka shkruar histori në ‘Old Trafford’, duke mposhtur Manchester United me rezultatin 2-1 dhe duke regjistruar fitoren e parë në këtë stadium në kampionat pas plot 45 vitesh.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Leeds u shfaq më agresiv dhe krijoi rastin e parë me Calvert-Lewin, por goli erdhi pak më vonë kur Noah Okafor përfitoi nga një krosim i Bogle dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1. Presioni i miqve vazhdoi dhe para gjysmë ore loje erdhi edhe goli i dytë, kur një goditje e Okafor u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Daniel Farke.
Manchester United reagoi me disa tentativa të Amad Diallo, por pa arritur të ndryshojë fatin e pjesës së parë, ku Leeds madje mund të kishte shënuar edhe golin e tretë. Në pjesën e dytë, vendasit u rikthyen më agresivë dhe krijuan disa raste të rrezikshme, por gjithçka u komplikua pas daljes me karton të kuq të Lisandro Martínez, pas ndërhyrjes së VAR-it për një incident ndaj Calvert-Lewin.
Pavarësisht inferioritetit numerik, United ngushtoi shifrat me Casemiro pas asistit të Bruno Fernandes, duke rikthyer emocionet në fundin e ndeshjes. Megjithatë, Leeds rezistoi deri në fund, edhe pse Calvert-Lewin humbi një mundësi të artë për ta mbyllur sfidën më herët. Fitorja i jep Leeds një sukses historik dhe tri pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, ndërsa Manchester United mbetet në zonën e sipërme të tabelës, por humbet një duel të rëndësishëm në shtëpi.
Top Channel