Roberto Mancini shpallet kampion i Katarit me Al Sadd; titulli i 15 në karrierën e tij

13/04/2026 22:53

Roberto Mancini dhe Al Sadd i tij janë kampionë të Katarit. Trajneri italian e mori lajmin në mbrëmjen e kësaj të hëne, pas humbjes së skuadrës së vendit të dytë Shamal në përballjen me Qatar SC.

Në këtë mënyrë, skuadra e Mancinit mundi të çojë në 5 diferencën me ndjekësen me të afërt duke e bërë të kotë ndeshjen direkte mes tyre në javën e fundit të kampionatit duke u shpallur kampione një raund para fundit të kampionatit.

Ky është titulli i 19  kombëtar për skuadrën e Al Sadd dhe i treti radhazi dhe i 6 në 8 sezone, me skuadrën e Mancinit që pikërisht këtë të hënë ishte e impenjuar në ndeshjen e Champions League Aziatike kundër Al Hilalit të Simone Inzaghi. 

Ndërsa për vetë Mancinin, bëhet fjalë për titullin e 15 në karrierën e tij me italianin që kishte fituar Serie A me Interin 3 herë dhe Premier League në Angli në 2012 me Manchester City. Në javët ku po flitet shumë për të trajnerin e ardhshëm të kombëtares italiane, i fundit që ka mundur të ngrejë një trofe me Të Kaltrit, Evropianin e 2021, tenton të kandidojë edhe kështu, me suksesin e radhës jashtë kufijve të Italisë.

Top Channel