Berisha publikoi videon e baristit shqiptar në Gjermani që ironizonte Ramën, Dritan Alsela i përgjigjet: Prej teje ikëm jashtë, shkatërrove shpresën e të rinjve Një mësuese nga Kuçova, gjatë fjalës së saj dje në foltoren e përjavshme të PD, ka deklaruar se është kërcënuar për pjesëmarrjen e saj në këtë ‘takim’ para kryeministrisë, por pa përmendur se nga kush.
Erisilda Hoxha tha se kur ka njoftuar në rrjetet sociale se do të jetë në foltore, ka marrë kërcënime, të cilave iu është përgjigjur duke thënë se në 2027 do të korrin fitore dhe do të rrëzojnë nga pushteti qeverinë Rama.
“Të gjithë e dinë që kur kam nxjerrë njoftimin publikisht që do vij këtu dhe të them këtë fjalën e thjeshtë, jam kërcënuar publikisht dhe më është zënë në gojë familja. Dhe ia kthej përgjigjen sot… unë përderisa kam marrë përsipër këtë qëndresë do t’i shkoj në fund dhe në zgjedhjet e ardhshme ne do arrijmë të sjellim fitoren dhe karrigen e merituar zotit Maliqi, i cili qëndron krah demokratëve, deklaroi ajo.
Top Channel