Fyerje seksiste në drejtim të trajneres së Union Berlin, reagon klubi: Është e turpshme
Do të jenë 2 kandidatë për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit në vend të Gabriele Gravinës; Giovanni Malagò dhe Giancarlo Abete që ditën e hënë paraqitën kandidaturat e tyre. Afati i fundit për zyrtarizimin është 13 maji, i pari përmes klubeve të Serie A, i dyti duke iu kërkuar Ligës së Amatorëve ku ai është në krye, që të bëjnë të njëjtën gjë.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, ndonëse në muajin e ardhshëm në fushatë mund të ndodhë gjithçka, nuk do të dalin emra të tjerë për të hyrë në garë, as nga Shoqatat e Futbollistëve e Trajnerëve të cilët do të donin të propozonin një ish futbollist, por jo përballë këtyre dy figurave kaq të rëndësishme dhe për të cilët Lega Calcio dhe LND janë kompakte.
Rreziku i shpërndarjes së tepërt të votave do t’i hapte rrugë administrimit të përkohshëm që kërkohet nga qeveria italiane, por që bota e futbollit do të preferonte ta evitonte. Figura si Albertini, Maldini, Del Piero e Baggio, mund të hyjnë në një moment të dytë nëse presidenti do të vendosë t’iu besojë edhe atyre.
Data 13 maj do të jetë dita e fundit për të propozimet për kandidaturën, ndërsa votimi do të bëhet në 22 qershor në Romë. Serie A ka një peshë prej 18% të votës totale, Serie B 6%, Lega Serie C 12%, la LND 34%, Shoqata e Futbollistëve 20% e dhe Shoqata e Trajnerëve 10%. Përsa iu përket ligave nuk do të ketë votë të vetme, dmth, për shembull, për Serie A do të jenë 20 klube për të dhënë 20 vota të ndryshme dhe nuk do të jetë nje votë e vetme dhe votuesit individualë mund të vendosin të japin edhe një emër tjetër nga ai që doli nga liga.
Cilat janë pikat kyçe të programit të Giovanni Malagò? Giovanni Malagò ditën e hënë do të prezantojë te klubet e Serie A programin e tij strategjik për presidencën e FIGC të bazuara në 3 shtylla thelbëore për të kthyer kompetitivitetin ekonomik dhe teknik në sistemin e futbollit. Pika e kthesës në krahasim me të kaluarën është kërkesa e vazhdueshme ndaj qeverisë për rikthimin e Dekretit të Rritjes apo të një instrumenti fiskal analog të nevojshëm për të tërhequr kampionë nga jashtë Italisë pa ulur cilësitë teknikë të turneut. Në planin e të ardhurave, plani Malagò synon anulimin e ndalimit të reklamave të kompanive të basteve dhe përfitimi i një përqindjeje(rreth 11%) nga të ardhurat e gjeneruara prej tyre, që vlerësohen mbi 160 milionë euro në vit, për t’i investuar në lëvizjen futbollistike. Këto fonde sipas vizionit të kandidatit që mbështetet nga Lega Serie A do të jenë të lidhura me prioritetin e tretë të mandatit të tij, defiskalizimin për të rritur vlerën e klubeve që besojnë te të rinjtë apo në infrastrukturën e ekipeve zinxhirë duke garantuar një ndryshim brezash në elitë për kombëtaren italiane dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të infrastrukturave bazë
Cilat janë pikat kyçe të programit të Giancarlo Abete? Giancarlo Abete do të prezantojë një program që synon zgjidhjen e një profesionizmi hipertrofik përmes një reforme për kampionatet dhe një reduktim drastik të numrit të skuadrave. Plani, që është pjesërisht në vazhdimësi të tij të administratës Gravina, identifikon deficitin teknik dhe minutazhin e pakët të lojtarëve U21 në Serie A si problemet kryesore për t’u përballurr për të ringjallur skuadrën kombëtare
Në diskutimet me qeverinë, Abete ka bërë kërkesa specifike: mbështetje për investimet në stadiume, futjen e një kredie tatimore, lehtësim tatimor dhe heqjen e ndalimit të reklamimit të basteve për të rikuperuar burime jetësore nga “e drejta e basteve”. Kandidati nënvizon nevojën për një dialog pozitiv me qeverinë për të siguruar masa të mbështetjes ekonomike dhe normative, duke përsëritur se qëndrueshmëria e sistemit të futbollit varet në mënyrë të pashmangshme nga qëllimi i madh i përbashkët mes komponentëve teknikë dhe vlerësimit të sektorëve të të rinjve.
Top Channel