Veliaj në burg, studio ligjore Kasowitz: Hetimet nisën mbi pretendimet anonime të ‘Nasta Pëllumbit’, prova shqetësuese që ngrenë pikëpyetje
“Shqipëria sot nuk është më vendi që i kërkon diasporës kujtesë dhe indulgjencë monetare, por e fton në pjesëmarrjen e transformimeve dhe investimeve”.
Kështu iu drejtua sot kryeministri Edi Rama të gjithë shqiptarëve të mbledhur sot në Tiranë, në Samitin e Katërt të Diasporës.
Kreu i qeverisë tha se sot Shqipëria është si një kantier transformimi drejt ëndrrës së 2030, por që si në çdo kantier, “ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, nganjëherë shurdhuese”, megjithatë sipas tij mjafton të kthejmë kokën pas në kohën e Samitit të Parë të Diasporës.
“Ky samit nuk është një mbledhje ceremoniale, është një deklaratë qëllimesh të larta dhe të përbashkëta, është pa dyshim dhe mishërim i bindjes sonë se diaspora shqiptare nuk është në periferi të jetës kombëtare të Shqipërisë, por në qendrën e saj. Shqipëria sot nuk është më vendi që i kërkon diasporës kujtesë dhe indulgjencë monetare.
Ky vend është një kantier i madh transformimesh që e fton diasporën në pjesëmarrje; pjesëmarrje në investime, pjesëmarrje në inovacion dhe në jetën akademike, pjesëmarrje në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.
Si në çdo kantier, edhe në kantierin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian, ka pluhur, ka pisllëk, ka zhurmë, nganjëherë shurdhuese, por mjafton të kthejmë kokën pas, në kohën kur filluam të mendonim për samitin e parë të diasporës për të marrë kurajo, forcë, frymëzim dhe për të vijuar punën kolosale që kemi nisur”, u shpreh kreu i qeverisë.
Ram kujton panoramën e Shqipërisë së viteve më parë, duke thënë se ishte e damkosur nga Bashkimi Europian si atdheu i pandëshkueshmërisë, e sot kjo sipas kreut të qeverisë është mit i së kaluarës.
“Kur ne u mblodhëm për herë të parë Shqipëria njihej botërisht dhe ishte e damkosur nga Bashkimi Europian si atdheu i pandëshkueshmërisë, ku ligji vepronte vetëm ndaj të dobëtëve dhe ku çdo i fortë sfidonte ligjin. Sot pandëshueshmëria është një mit i të kaluarës në Shqipëri dhe sot Shqipëria është vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur siç nuk ka qenë qysh në krye të herës nga 1912 deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam asaj shpatën që i takon vetëm duarve të saj për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë dhe pa kursyer askënd”, tha Rama.
Top Channel