Me suksesin 4-3 ndaj Comos që iu bashkangjit edhe barazimit të Napolit me Parmën dhe humbjes së Milanit me Udinesen, Interi dha një sinjal vendimtar për kampionatin teksa shkoi në kuotën e 75 pikëve.

Kur janë edhe 18 pikë në lojë, skuadra e Cristian Chivu ka 3 match point të mundshëm për të mbyllur matematikisht çështjen e titullit përpara kohe

Hipoteza e parë; java e 34

Hipoteza më optimiste, por që kërkon një sërë rezultatesh; Inter duhet të fitojë ndaj Cagliarit dhe Torinos, Napoli nuk duhet të fitojë ndaj Lazios e as Cremoneses. Milan duhet të humbasë pikë të paktën në një ndeshje. Rezultati avantazh mbi 12 pikë në 4 ndeshjet e mbetura

Hipoteza e dytë; java e 35

Nëse Napoli mbahet, festa e titullit të Interit mund të shtyhet për në ndeshjen në shtëpi ndaj Parmës. Interit i mjafton të fitojë një pikë më shumë se skuadra e Contes në këtë mini-cikël prej 3 ndeshjesh. Me 7 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme, Milani do të ishte jashtë loje.

Hipoteza e tretë; java e 36

Pa parë rezultatet e kundërshtarëve, Inter është kampion nëse merr 10 pikë në 4 ndeshjet e ardhshme. Në këtë rast në Olimpico ndaj Lazios, Inter do të festonte titullin. Por përtej matematikës, Interi ka në anën e tij edhe historinë. Në epokën e kampionatit me 3 pikë, asnjë skuadër nuk e ka çuar dëm avantazhin prej 9 pikësh, 6 javë nga fundi i sezonit.

Top Channel