EMRI/ Kishte dalë të mblidhte kanoçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë

10/05/2025 18:50

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor pushimi i shoferit Divjakë pranë fshatit Goriçaj.

Policia në vendngjarje për këtë rast konfirmon se viktima është shtetasi Mina Gjini, 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanoçe, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.

Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta