Vllaznia mund Dinamon dhe shkon në finale! Trajneri i bluve e përjeton keq humbjen, ja çfarë ka ndodhur (Video)

04/05/2025 22:15

Vllaznia është finalistja e parë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, pasi mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në “Air Albania”.

Shkodranët përfituan maksimalisht nga gabimet e kundërshtarit dhe sigurojnë biletën për në finalen e madhe.

Sfida nisi me ritëm, me Dinamon që kishte rastin e parë të artë me Mandelën në minutën e 7-të, por sulmuesi gaboi përballë portierit. Në të 17-ën, arbitri akordoi penallti për blutë, por vendimi u anulua nga VAR-i.

Pas disa tentativave nga të dyja palët, Vllaznia fitoi një penallti në minutën e 28-të, pas një prekje me dorë nga Mandela. Bekim Balaj mori përsipër ekzekutimin dhe zhbllokoi ndeshjen. Vetëm 8 minuta më vonë, sulmuesi shkodran realizoi sërish nga pika e bardhë, pas një tjetër penalltie për prekje me dorë.

Dinamo reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Mandelës në minutën e 51-të. Pavarësisht përpjekjeve për të barazuar, ekipi i Dajës nuk arriti të ndryshojë rezultatin.

Me këtë fitore, Vllaznia siguron vendin në finalen e kampionatit dhe pret kundërshtarin që do të dalë nga përballja mes Egnatias dhe Partizanit. Titulli kampion është tashmë vetëm një hap larg.

Kliko këtu për të parë videon

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta