Nuk ka më në dispozicion bileta për ndeshjen e dytë të kombëtares shqiptare në Nations League, atë me San Marinon në transfertë që do të luhet në 29 shtator. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje që do të luhet në stadiumin e San Marinos

Sektori i dedikuar për tifozerinë kuqezi në Tribunën SUD, i përcaktuar në platformën e shitjes si “Albania”, tashmë është plotësuar, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve shqiptarë për të ndjekur Kombëtaren edhe në këtë transfertë.

FSHF në komunikatën e saj falënderon tifozët për mbështetjen dhe i fton të gjithë ata që do të jenë në stadium më 29 shtator të krijojnë një atmosferë sa më të bukur dhe të mbështesin Kombëtaren shqiptare në këtë sfidë të Nations League.

Ndërkohë, vijon shitja e biletave për ndeshjen e parë të Kombëtares në Nations League në “Air Albania”, Shqipëri – Bjellorusi me FSHF që në faqen zyrtare të saj ka publikuar linkun e platformës së shitjes së

Top Channel