Italia, Donnarumma dhe eliminimi në Zenica: Dhimbja është ende shumë e madhe, tani duhet të ringrihemi

24/09/2026 21:02

Në Zenica e mbylli me lot, kurse tani që hapet një kapitull i ri i kombëtares italiane nën drejtimin e Roberto Mancinit, është gjithnjë kapiteni Gianluigi Donnarumma ai që del përballë. Portieri i Manchester City foli në prag të ndeshjes së parë të Italisë në Nations League ndaj Belgjikës duke nisur gjithçka me mbrëmjen e trishtë në Bosnje.

‘Ato ditë kanë qenë të vështira. E kam shumë të vështirë t’i tregoj sepse ishte një verë e veçantë. Shumë e gjatë. Kemi shumë dëshirë për t’u rikthyer dhe të nisim këtë rrugëtim të ri. Kemi një ndeshje shumë të madhe për të parballuar. Tifozët janë të zhgënyer si ne dhe na takon ne që të rifitojmë zemrat e tyre-tha Donnarumma

Më pas kapiteni i Italisë foli për grumbullimin e Të Kaltërve gjatë këtyre ditëve dhe për futbollistët që mund t’i kenë bërë përshtypje.

‘Të gjithë nga pak më kanë impresionuar. Janë futbollistë të mirë. Romano më bëri përshtypje kemi shumë lojtarë të rinj me cilësi. Ne më të vjetrit duhet t’i ndihmojmë që të përshtaten sa më mirë dhe t’i mbështësim kur të vijnë momentet e vështira. Po kërkojmë të formojmë një grup të ri. Një ndërthurje mes të rinjve dhe lojtarëve me eksperiencë. Djemtë janë lojtarë të fortë; kanë dëshirë të tregojnë se e meritojnë fanellën e kaltër. Jam i sigurt se do të krijojmë një cikël të mirë-vijoi Donnarumma

Duke u kthyer sërish te mbrëmja e Zenica, Donnarumma pranoi se dhimbja në radhët e Të Kaltërve është ende e madhe

‘E vërteta është se që nga momenti kur nisi grumbullimi askush nuk ka folur. Dhimbja është ende e madhe dhe nuk donim të rihapnim atë plagë. Është një moment i vështirë për t’u fshirë, por tani duhet të shohim nga e ardhmja me objektivin për të gëzuar sërish e për t’u kthyer në majë. Duam të shkojmë përpara dhe të ndërtojmë një kombëtare të re të madhe me Mancinin-vijoi portieri i kombëtares italiane

Donnarumma më pas tha se beson te futbolli i trajnerit aktual të Italisë për të folur më pas për ndeshjen me Belgjikën.

‘Besoj te futbolli i tij. Duam të jemi kërkues dhe agresivë. Duam të komandojmë lojën. Në këtë Nations League do të përballemi me skuadra shumë të forta, por duam gjithmonë të tentojmë të jemi kërkues dhe të komandojmë lojën. Duhet të bëjmë italianët të dashurohen sërish me fanellën e kaltër. Belgjika? Ka një shije speciale sepse është ndeshja e parë pas zhgënjimit në Zenica. Për këtë arsye është ndryshe nga të tjerat. Do të kërkojmë të jemi kërkues dhe të kontrollojmë lojën. Do të jetë e vështirë pasi përballemi me një skuadër shumë të fortë-përfundoi Donnarumma.

Top Channel