Italia, Donnarumma dhe eliminimi në Zenica: Dhimbja është ende shumë e madhe, tani duhet të ringrihemi
Interesi i Barcelonës për Lautaro Martinez vuri Interin në lëvizje në ditët e fundit të merkatos. Katalanasit pas refuzimit kategorik të Atletico Madrid për Julian Alvarez, vunë kapitenin zikaltër në shënjestër. Argjentinasi shihej si zëvendësuesi ideal i Robert Leëandoëskit që u transferua te Chicago Fire në MLS.
Interi nga ana e tij nuk u shfaq asnjëherë i hapur ndaj një transferimi të mundshëm të Lautaros në Katalonjë dhe kjo tani u konfirmua edhe nga Drejtori Sportiv i klubit kampion të Spanjës, Deco në një intervistë për Sportitalia.
‘Lautaro është një futbollist spektakolar, një idhull te Interi, kapiten dhe legjendë e klubit-tha Deco që më pas hyri në detaje-në respekt ndaj tij dhe klubit, në momentin që na u komunikua vullneti për të mos hapur tratativat, ne nuk shkuam më tej. Gjithnjë kërkojmë t’i bëjmë gjërat në mënyrën më korrekte dhe transparente të mundshme. Shpesh media spekulon për situata të tilla’.
Megjithatë Drejtori Sportiv i Barcelonës la të kuptohet se Lautaro Martinez është një futbollist që vlerësohet shumë te klubi blaugrana
‘Por po, kur ishin në kërkim të një sulmuesi me karakteristikat e duhura për ne, Lautaro hynte në këtë listë-tha Deco-por pasi presidentët folën dhe Interi nuk i hapi rrugë transfetimit për të respektuar të gjithë nuk vazhduam më tej. Nuk folëm as me futbollistin dhe as me agjentin e tij. Por e përsëris; e kërkuam dhe na pëlqen shumë si futbollist’.
Një koncept ky i fundit që lë vend për interpretime: Barcelona do të rihidhet në sulm për Lautaron? Përgjgjja do të mësohet në sesionin e ardhshëm të merkatos.
Top Channel