“Presioni ndërkombëtar është i domosdoshëm”, Zelensky: Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shpejt do arrijmë paqen

01/05/2025 17:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë për t’i dhënë fund sulmeve të saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës, pas një ofensive të re ruse në Odessa.

Në një postim në Telegram, ai theksoi se “për më shumë se 50 ditë, Rusia ka injoruar propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe pa kushte”.

“Kishte propozime edhe nga ne të, për t’u përmbajtur nga sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe për të imponuar heshtje të përhershme në qiell, në det dhe në tokë. Rusia iu përgjigj të gjitha këtyre me bombardime dhe sulme. Kjo është arsyeja pse nevojitet një shtytje e fortë për diplomaci, presioni i vazhdueshëm ndaj Rusisë është i nevojshëm për ta detyruar atë të heshtë dhe të negociojë”, tha Zelensky.

“Sa më efektive të jenë sanksionet, aq më shumë stimuj do të ketë Rusia për t’i dhënë fund luftës. Sa më e fortë të jetë mbrojtja e Ukrainës dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore, aq më shumë jetë do të jemi në gjendje të shpëtojmë dhe aq më shpejt do të jemi në gjendje të garantojmë siguri të përhershme. Faleminderit të gjithëve në mbarë botën që po ndihmojnë”, përfundoi ai në postimin e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta