Peter Max, artisti që i dha ngjyra epokës së “Flower Power”, ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Pas humbjes së CDU-së në zgjedhjet e Saksoni-Anhalt, në Gjermani janë shtuar diskutimet për të ardhmen politike të kancelarit Friedrich Merz.
Mbështetja për qeverinë ka rënë ndjeshëm, teksa partia e tij përballet me rezultate të dobëta edhe në sondazhet për zgjedhjet në Meklenburg-Pomeraninë Perëndimore. Brenda CDU-së janë ngritur kritika për mënyrën e komunikimit të Merz-it dhe për reformat e vështira, ndërsa edhe partneri i koalicionit, SPD-ja, ka shprehur shqetësim lidhur me tensionet brenda forces politike të kancelarit.
Si pasues të mundshëm përmenden Markus Söder, drejtues i Bavarisë dhe lider i CSU-së, dhe Hendrik Wüst, kryeministri i Rinit Verior-Vestfalisë. Megjithatë, deri tani asnjë rival nuk e ka sfiduar publikisht Merz-in.Tetë kryeministra të landeve të drejtuara nga CDU-ja kanë riafirmuar mbështetjen për të.
Sipas zërave që qarkullojnë në qarqet politike të Berlinit, Merz synon të mbledhë komitetin ekzekutiv të CDU-së në Berlin që të dielën në mbrëmje, sapo të bëhen të ditura rezultatet e zgjedhjeve në landin e Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore.
Ai planifikon t’i shtrojë komitetit pyetjen nëse gëzon ende besimin e partisë së tij apo jo. Për këtë arsye, ka anuluar një udhëtim të planifikuar prej kohësh drejt Nju Jorku, ku duhet të merrte pjesë në Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Top Channel