Koncert për Papa Françeskun, organizohet në skenën e teatrit “Aleksandër Mosiu” në Durrës

26/04/2025 12:26

Në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, mbrëmjen e kaluar u ngjitën Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian “Canticum Novum di Solomeo”.

Ata sollën një koncert vokalo-simfonik si një homazh për Papa Françeskun, në prag të ceremonisë mortore të tij.

Dirigjenti Fabio Ciofini thotë: “Dy pjesët e repertorit i përkasin një kompozitori mjaft të shquar, Dan Forrest. Në veçanti “Pater Noster” është e veçantë, pasi është marrë nga fondacioni ynë dhe i dedikohet Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Për këtë arsye ky koncert ka dhe një domethënie më të rëndësishme. Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim të suksesshëm me orkestrën e forcave të armatosura.”

Në këtë bashkëpunim të parë, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura dhe kori italian, interpretuan vepra të kompozitorit amerikan Dan Forrest.

Artdashësit durrsakë e pritën mirë këtë koncert që përcolli ndjeshmëri dhe homazh në nderim të Papa Françeskut, po dhe një bashkim kulturash përmes artit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta