Pamje si në filma, anëtarët e mafies italiane organizojnë garë të paligjshme me kuaj në autostradë, e shoqërojnë me breshëri plumbash

15/09/2026 18:13

Policia italiane ka arrestuar një të ri të dyshuar për përfshirje në një garë të paligjshme me kuaj, e zhvilluar disa javë më parë në Palagonia, në zonën e Catanias, nën shoqërimin e personave të armatosur.

Sipas autoriteteve, i riu dyshohet për posedim të paligjshëm të një arme. Atij i rëndohet edhe dyshimi për lidhje me klanin mafioz Cappello-Bonaccorsi.

Gara u zhvillua në një rrugë publike dhe u shoqërua me të shtëna armësh. Pamjet e publikuara rishtazi në rrjetet sociale tregojnë kuajt duke vrapuar, ndërsa persona të armatosur me motoçikleta i shoqërojnë dhe qëllojnë në ajër. Ndër armët e përdorura dyshohet se ishte edhe një kallashnikov.

Top Channel