Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin
15/09/2026 12:17
GJKKO ka lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta.
Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, gjykata ka rrëzuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë për kreun e Partisë së Lirisë.
Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa për të lënë kafazin e qelqtë dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij gjatë seancës.
Ndryshe nga Apeli që për çështjen e saj, Saida Dollani i tha dil nga kafazi, edhe këtë kërkesë GJKKO e refuzoi.
Top Channel