
Starton zyrtarisht edicioni i ri i F1 për vitin 2025 me një ceremoni të larmishme në kuadër të 75 vjetorit të kompeticionit.
Një spektakël i vërtetë u organizua në O2 Arena të Londrës, me të ftuar veçantë nga arti dhe muzika, përveç protagonistëve të mëdhenj të këtij sporti.
Kjo ishte hera e parë në historinë e Formula 1 që të 10 skuadrat – Alpine, Aston Martin, Ferrari, Haas, Kick Sauber, McLaren, Mercedes, Racing Bulls, Red Bull dhe Williams, bashkë me 20 pilotët dhe Team Principals respektivë do të bëhen bashkë në një mbrëmje speciale për të prezantuar mrekullitë e tyre të automobilizmit që do të garojnë për titullin kampion bote në këtë vit 2025.
Në vendin tonë, Formula 1 do të jetë një ekskluzivitet i Digitalb ky edicion jubile dhe I shumëpritur për të gjithë dashamirësit e këtij sporti edhe me kuriozitetin e lëvizjes së madhe të merkatos, Lewis Hamilton tek Ferrari, dyshja që ishte dhe kryefjala e mbërmjes së prezantimit të këtij edicioni të ri.
Top Channel