Champions League/ Interi në sfidën delikate me Real Madrid, historiku i përballjeve mes gjigantëve evropianë të futbollit
Como është një klub që po spikat së dëshiron t’i bëjë mirë gjërat; çdo aspekt, nga merkato e transferimeve e deri te stadiumi duhet parë deri në detajet më të vogla, ku një vëmendje të veçantë marrin tifozët.
Dhe disa prej tyre janë të destinuar të marrin që të mund të konsiderohet një dhuratë në kuadër të debutimit absolut të Comos në Ligën e Kampioneve me ndeshjen ndaj Leipzig, me stadiumin ‘Sinigaglia’ që do të ketë një kapacitet të reduktuar me rreth 1500 vende për shkak të kërkesave të UEFA.
Presidenti i klubit Mirwab Suwarso përmes kanaleve të tij sociale konfirmoi gjithçka duke bërë të ditur edhe marrjen e një vendimi vërtet për t’u duartrokitur.
‘Stadiumi është i ezauruar. Me kapacitetin e reduktuar dhe numrin e kufizuar të biletave në dispozicion, për fat të keq nuk mund të mirëpresim të gjithë ata që do të donin të ishin-tha Suwarso-gjithsesi disa prej drejtuesve të klubit dhe unë kemi vendosur të heqim dorë nga vendet tona në stadium për këtë ndeshje. Duam që t’u jepet tifozëve që kanë pritur më gjatë; mbështetësit e lindur në 1950 apo më herët që kanë ndjekur Comon në çdo kategori dhe në çdo epokë. Nëse njihni ndonjë tifoz të Comos të lindur në 1950 apo më përpara që meriton të jetë në stadium të enjten na shkruani në [email protected]. Do të jemi të nderuar që t’iu lëmë vendin tonë në stadium’.
Top Channel