Momente frike për Karetsas në Champions League.

Anësori grek i Borussia Dortmundit u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të të ndeshjes ndaj Villarrealit, pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Karetsas nxori topin jashtë dhe më pas u shtri në fushë, duke kërkuar zëvendësim. Ai u largua me barelë, ndërsa në pushimin e pjesës së parë u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme. Sipas Borussia Dortmundit, 18-vjeçari pati probleme me qarkullimin e gjakut, por gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

“Konstantinos Karetsas u detyrua të largohej nga fusha për shkak të problemeve me qarkullimin e gjakut. Kostas është mirë, duke pasur parasysh rrethanat, dhe po shkon në spital për analiza të mëtejshme”, njoftoi klubi gjerman.

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në stadium, ndërsa Dortmund pritet të japë informacione të tjera pas ekzaminimeve mjekësore.

Top Channel