Shefi i Trump për emigracionin habit gazetarët kur thotë se ‘do të burgosë’ kryebashkiakun e Denver nëse nuk bashkëpunon (fotot)

02/12/2024 15:32

Prezantuesja e CNN Kasie Hunt bënte poza habie duke dëgjuar kreun e kufijve dhe emigracionit të administratës Trump, Tom Homan kur tha se mund të burgosë kryebashkiakun e Denver, Mike Johnston nëse nuk bashkëpunonte me planin e largimeve masive të emigrantëve të paligjshëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Në intervistën e Fox News, Homan tha: “Unë dhe kryebashkiaku i Denver jemi dakord për një gjë, ai pranon të shkojë në burg dhe unë pranoj ta fus në burg”.

Mediat ritransmetuan retorikën e Homan duke e quajtur ‘edhe më ekstreme’ se ajo e Trump gjatë fushatës, shkruan Daily Mail.

Johnston tha më tej në intervistë se policia e Denver nuk do të marrë pjesë në deportimet, duke thënë se emigrantët ilegalë që nuk kanë kryer krime nuk do të përfshihen në fushatë.

Në përgjigje të deklaratës së Homan për arrestimin e kryebashkiakëve që ‘i kanë kthyer qytetet e tyre në qendra azili’, Johnston tha se nuk kishte frikë nga arestimi.

“Duhet të jemi të qartë që do të ketë deportime masive sepse kemi një krizë masive emigracioni ilegal në kufi. Është krim të fshehësh emigrantë ilegalë nga autoritetet anti-emigracion. Kombi kërkon siguri në vend”, tha Homan javës që shkoi.

Johnston argumentonte se ky plan i Trump nuk do të mbështetet nga publiku.

“Ata do të dërgojnë ushtrinë në Denver për të mbledhur emigrantët dhe unë besoj se vendasit paqësisht do t’i rezistojnë kësaj”, tha Johnston.

Ish-drejtori i komunikimeve të Trump, Mike Dubke foli për çështjen:

“Gjuha e ashpër e Tom Homan do të reduktojë numrin e njerëzve që po vërshojnë në kufi, përkundër gjuhës së zbutur të administratës Biden që solli vërshimet në kufi prej zbutjes së retorikës”.

Guvernatorët e Illinois, Massachusetts e Arizona kanë thënë se do t’i rezistojnë planeve të deportimit të Trump.

Por vetëm zëri i Johnston në Denver është dëgjuar deri tani në kundërshtim të masave. Qyteti i tij ka shpenzuar $356 milionë para të taksapaguesve për emigrantët megjithë zemërimin e banorëve vendas për paralizimin e qytetit.

Megjthatë Johnston ka nisur një seri masash për të trajtuar çështjen, siç ishte reduktimi fondeve me 30 milionë dollarë për shërbimet ndaj emigrantëve, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
3/3
Johnston tha më tej në intervistë se policia e Denver nuk do të marrë pjesë në deportimet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA