Ndërtesa në formë pule më e madhe në botë, është gjithashtu hotel në ishullin turistik (fotot)

27/11/2024 18:09

Udhëtuesit drejt Filipineve tashmë mund të prenotojnë një dhomë në “ndërtesën më të madhe në botë në formë pule”, në zonat piktoreske malore të vendit.

Dhe mos u shqetësoni se nuk do të duhet të qëndroni mbi një pirg kashte apo në një kotec te zakonshëm shpendësh.

Ndërtesa gjashtë-katëshe është 35 metra e lartë dhe ka 15 dhoma të pajisura me kushtet më komode, i vetmi problem është se ato nuk kanë dritare, pasi do të prishnin efektin e jashtëm të pendëve të pulës.

Krijimi i p[azakontë gjendet në majnë e kodrës Campuestohan në një rezort me fantazi në ishullin Negros Occidental.

Krijuesi i saj i vlerësuar me çmim, Ricardo Cano Gwapo Tan, tha për rrjetin  CNN se gjithmonë kishte dashur të linte “një trashëgimi të madhe në botën e vdekshme.”

Ish-politikani tashmë 70-vjeçar thotë se “dëshironte të krijonte diçka që të habiste”.

Prandaj Tan ia dedikoi ndërtimin industrisë së kultivimit të shpendëve në Filipine e cila punëson mijëra njerëz.

Ndërsa lufta e gjelave, e cila njihet në vend si “sabong,” ka qenë pjesë e traditës vendase që para kolonizimit nga Spanja. Duelet praktikohen ende në disa pjesë të Tailandës e Indonezisë, ndërsa janë ndaluar në Indi dhe disa vende të tjera të Azisë juglindore.

Pak para sezonit të pushimeve, rezorti i hotelit në formë gjeli është tashmë i prenotuar deri në fund të janarit, thotë Tan.

Një dhomë në ‘hotelin e pulës’ kushton $80 ndërsa ato për grupe arrijnë deri në $120, sipas listës së publikuar të çmimeve.

Për të arritur te pula gjigante duhet pak këmbëngulje pasi vihet me avion nga kryeqyteti Manila në ishullin Cebu, një nga 7,000 të tillë në vendin arqipelag, shkruan rrjeti CNN.

FOTO GALERI
1/3
Ndërtesa gjashtë-katëshe është 35 metra e lartë dhe ka 15 dhoma të pajisura me kushtet më komode

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA