Në rrjet është shpërndarë me “shpejtësinë e erës” një lajm ku flitet për një lidhje të fshehtë mes sulmuesit argjentinas, Julian Alvarez dhe ish-yllit të filmave për të rritur, Mia Khalifa.
Gjithsesi, ka qenë kjo e fundit që i ka vendosur “vulën” këtyre spekulimeve, duke përgënjeshtruar çdo gjë.
“Për t’i sqaruar gjërat: Unë nuk po njihem me askënd dhe nëse do të isha, sigurisht që nuk do të ishte dikush që nuk është aq i vjetër sa për të mos ditur ku ishte kur ndodhi 9/11 (11 shtatori)”, shkruan Khalifa në një postim në X.
Alvarez, i cili u transferua te Atletico Madrid në një transferim rekord prej 81 milionë paundësh këtë verë, është në një marrëdhënie afatgjatë me të dashurën e fëmijërisë Maria Emilia Ferrero.
Nga ana tjetër, Mia Khalifa, 31 vjeç, është martuar dy herë më parë dhe aktualisht është beqar. Martesa e saj e parë me të dashurin e shkollës së mesme përfundoi në vitin 2016 dhe e dyta, me shefin suedez Robert Sandberg, zgjati vetëm një vit. Ajo ishte gjithashtu e lidhur dhe me reperin Jhayco në të kaluarën.
E njohur për dashurinë e saj të hapur për futbollin, Khalifa ka ndarë më parë lojtarët e saj të preferuar, duke përmendur David Beckham , Zinedine Zidane dhe Aaron Mooy.
Top Channel