Vera fillon në JUMBO/ Mbi 30 mijë produkte për pushime, plazh, argëtim dhe shtëpinë

10/06/2026 15:33

Ngjyra, argëtim dhe gjithçka që ju duhet për ditët më të bukura të vitit ju presin në JUMBO.

Këtë sezon, në JUMBO do të gjeni produkte verore për çdo moshë, duke sjellë zgjidhje praktike për pushime, por edhe dekorimin e shtëpisë.

Me një shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe çmime të favorshme për të gjithë familjen, vera fillon me JUMBO.

Nga çadrat, peshqirët dhe çantat e plazhit, te komardaret, dyshekët e ujit, lodrat e rërës dhe aksesorët për aktivitete verore, alternativat janë të shumta për çdo stil pushimi.

Për më të vegjlit, vera mbushet me lojë dhe argëtim, ndërsa për të rriturit nuk mungojnë produktet praktike që sjellin më shumë rehati dhe relaks në çdo destinacion.

Me ardhjen e sezonit të verës, JUMBO kthehet në një nga destinacionet kryesore për çdo familje shqiptare. Qëllimi jonë kryesor është të ofrojmë produkte të ndryshme, që janë dhe me çmime të favorshme. Përmendim lodrat, aksesorët e plazhit apo ato të sporteve. Synimi është që klientët të vijnë në JUMBO dhe të gjejnë çfarë të dëshirojnë. Çdo javë vijmë me produkte të reja. Nga fokusi nuk humbasin sigurinë dhe cilësinë e produkteve, pasi ruajmë standardet e Bashkimit Europian”, u shpreh Isida Peku, Drejtuese e Shitjeve në JUMBO.

Me fokus tek çmimet konkurruese, cilësia dhe shumëllojshmëria e kategorive që ofron, JUMBO vazhdon të ofrojë një eksperiencë argëtuese për të gjithë familjen.

Për më shumë informacion, mund të ndiqni Jumbo Albania në Facebook, Instagram, YouTube dhe TikTok.

Top Channel