Live Argjentinë-Kepi i Gjelbër/ Shtangen kampionët në fuqi, “Peshkaqenët Blu” barazojnë takimin (Video)
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) është detyruar të bëjë një hap mbrapa dhe të tërhiqet urgjentisht nga vendimi i saj i papritur për të ndryshuar orarin e ndeshjes së shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë, e cila është planifikuar të luhet këtë të diel.
Sipas raportimeve të fundit nga prapaskenat e turneut, gjithçka tregon se sfida e madhe do t’i qëndrojë besnike planit fillestar. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00 sipas kohës lokale, e cila përkon me orën 02:00 të mëngjesit me kohën e Evropës Qendrore (CET).
Kjo kthesë e fortë dhe e menjëhershme vjen pas një reagimi jashtëzakonisht të ashpër nga të dyja kampet. Mësohet se si Federata Angleze e Futbollit (FA), ashtu edhe Federata Meksikane e Futbollit, kanë mbetur tërësisht të tërbuara nga kjo situatë kaotike dhe nga tentativa e FIFA-s për të ndryshuar rregullat e lojës në minutën e fundit. Presioni i madh nga të dyja federatat ka bërë që institucioni më i lartë i futbollit në botë të dorëzohet, duke shmangur kështu një skandal të vërtetë logjistik dhe sportiv pak para një përballjeje kaq të rëndësishme.
Top Channel