Telashe të tjera te Tunizia, 8 futbollistë rezultuan pozitivë me clembuterol në testet antidoping
Marrëdhënia mes futbollistit Mauro Icardi dhe aktores China Suárez raportohet se ka marrë fund, pas një serie ngjarjesh që kanë tensionuar rëndë çiftin.
Sipas mediave argjentinase, gjithçka është përkeqësuar pas dyshimeve për një lidhje të mundshme të Icardit me 22-vjeçaren Ekaterina Ojeda, çka ka çuar Suárez të largohet menjëherë nga banesa e përbashkët dhe të zhvendoset në vilën e tij në zonën San Jorge.
Gazetarja Yanina Latorre, në emisionin SQP në América TV, ka bërë të ditur se Suárez ka zbuluar mesazhe të konsideruara komprometuese në telefonin e ish-sulmuesit të Interit.
Sipas këtyre pretendimeve, në mesazhe kërkohej kontakt me Ojedën përmes një ndërmjetësi, gjë që thuhet se ka shkaktuar përplasjen përfundimtare mes çiftit dhe ka minuar përpjekjet për të ruajtur marrëdhënien.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Icardi apo Suárez lidhur me këto raportime, ndërsa situata mes tyre mbetet e paqartë.
Top Channel