Video/ Ruleta e penalltive “zgjedh” fituesin, Egjipti mund Australinë dhe avancon më tej në Botëror

03/07/2026 22:53

Egjipti ka arritur një sukses historik në Kupën e Botës 2026, duke fituar për herë të parë një ndeshje me eliminim direkt në historinë e pjesëmarrjeve të tij.

“Faraonët” mposhtën Australinë 4-2 me penallti në Dallas, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.

Tashmë Egjipti pret të mësojë kundërshtarin e radhës në 1/8-at e finales, që do të jetë fituesi i përballjes mes kampiones në fuqi, Argjentinës, dhe surprizës së turneut, Kepit të Gjelbër.

Australia e nisi më mirë takimin dhe iu afrua golit që në minutat e para me Cristian Volpaton, ndërsa Jordan Bos humbi një tjetër mundësi të mirë. Megjithatë, ishte Egjipti që goditi i pari. Në minutën e 13-të, Karim Hafez krosoi saktë nga e majta dhe Emam Ashour dërgoi topin në rrjetë me kokë për avantazhin 1-0.

Egjiptianët dominuan pjesën e parë në posedim dhe krijuan më shumë raste, ndërsa Mohamed Salah mbeti i izoluar në sulm.

Vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë, Omar Marmoush humbi një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin. Australia reagoi dhe barazoi falë një autogoli të Mohamed Hany, i cili devijoi në portën e tij një goditje dënimi.

Në vazhdim, të dyja skuadrat patën rastet e tyre. Portieri australian Patrick Beach bëri një pritje spektakolare ndaj goditjes me kokë të Ramy Rabias, ndërsa Harry Souttar largoi mbi vijën fatale një tjetër tentativë të Egjiptit. Edhe Salah pati rastin e tij më të mirë, por goditja e sulmuesit të Liverpoolit përfundoi mbi traversë.

Koha shtesë nuk prodhoi gola, edhe pse Australia aktivizoi veteranin Mathew Ryan pak para fundit me synimin e qartë për serinë e penalltive.

Nga pika e bardhë, gjithçka buzëqeshi për Egjiptin. Harry Souttar gaboi penalltinë e parë për australianët, ndërsa Mohamed Salah realizoi me shumë qetësi një “Panenka” spektakolare. Gabimi i 18-vjeçarit Lucas Herrington i dha mundësinë Hossam Abdelmaguid të shënonte penalltinë vendimtare, duke vulosur fitoren 4-2 dhe kualifikimin historik të Egjiptit në 1/8-at e finales të Botërorit 2026.

Rezultati:

Australi 1-1 Egjipt (2-4 P)

Hany (A.G) 55′ / Ashour 13′

Ngjarjet Kryesore:

Penalltitë:

4- Housan shënon.

4- Herrington gabon.

3- Salah shënon.

3- Mabil shënon.

2- Rabia shënon.

2- Irvine shënon.

1- Saber shënon.

1- Souttar gabon.

120+2′ Mbyllet edhe shtesa e dytë!

119′ Zëvendësim strategjik te Australia. Largohet portieri Beach dhe vendin e tij e zë Ryan.

106′ Nis shtesa e dytë!

105′ Mbyllet shtesa e parë!

91′ Nis shtesa e parë!

90+6′ Mbyllet sfida, fituesi do vendoset nga koha shtesë!

55′ Goool Australia 1-1/ Pas një krosimi në zonë, Hany fut topin në rrjetën e tij. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

13′ Goool Egjipti 0-1/ Ashour gjen mjaft mirë një krosim në zonë dhe godet me kokë duke tundur rrjetën. (Video)

5′ Volpato godet nga distanca, por topi përplaset në traversë.

1’ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel