Ora zyrtare u vendos! Zbardhet fati i ndeshjes pas stuhisë së frikshme në SHBA, ja kur zbresin sërish yjet në fushë!
Bashkë me mijëra tifozë shqiptarë në stadiumin Arena Kombëtare është edhe kryeministri Edi Rama, duke ndjekur ndeshjen Shqipëri-Çeki.
I pozicionuar në trubinën VIP, krah tij shihet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Rama është fotografuar i buzëqeshur, ndërsa bën tifo me shpresën që Shqipëria të dalë fitimtare në këtë ndeshje të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rrjeta të paprekura nga të dyja skuadrat, ndërsa Kombëtarja jonë synon objektivin që është vendi i parë në grup.
Në dy sfidat e kaluara, kuqezinjtë morën një humbje, pikërisht me Çekinë në Pragë dhe një fitore me Gjeorgjinë në transfertë, me këtë të fundit që i ngriti moralin skuadrës së Sylvinhos.
Drejtësi në këtë do të vendosë zvicerani Sandro Schärer, teksa në ndihmë do t’i vijnë bashkëkombësit e tij Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni në krahë, ndërsa Johannes von Mandach si i katërt. Gjithashtu dy zviceranë të tjerë janë zgjedhur për të qenë në dhomën e VAR, Fedayi San dhe Lionel Tschudi.
Top Channel