Nga veprimet hetimore, SPAK thotë se marrëveshja e fshehtë me CEZ-DIA ishte në interesin direkt të Metës.
Ai dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmeni Kastriot Ismailaj. Madje, dyshohet se ka qenë mjaft aktiv në kërkesat ndaj biznesmenit të cilat do të risillen pak më poshtë sipas investigimit të realizuar në vitin 2023 nga Inside Story.
Në dosjen e SPAK, zbardhet një dëshmi e gazetarit Fatos Mahmutaj, i cili intervistoi bashkëshorten e Kastiot Ismailajt pasi ai u dënua dhe u braktis nga miqtë e vjetër të politikës.
SPAK: “Një detaj që nuk është publikuar në intervistën bruto të publikuar ajo më tha: Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300 mijë euro. Kastrioti ia dha. Tani që Kastrioti është në burg ai vazhdon kërkon para në forma të ndryshme presioni. Unë nuk kam para’ për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim ”.
Top Channel