/ Exclusive në Inside Story, doli nga dasma dhe…/ Nëna e të riut lituanez kërkon të vërtetat e aksidentit misterioz
Këtu, jemi në një tjetër skenë tragjike në kryqëzimin pranë gjykatës së Lartë në Tiranë, kur një automjet përplas tek vijat e bardha një person me biçikletë. Ngjarja ndodh në sytë e një efektivi të policisë rrugore që ndodhej pak metra më larg.
Siç shihet në video, edhe pse punonjësi i policisë i bën shenjë shoferit për të ndaluar ai nuk i bindet, dhe përplas tek vijat e bardha biçikletistin, duke i shkaktuar dëme të rënda.
Pamjet që po shihni tregojnë pikërisht se sa e hollë është vija që ndan normalitetin nga aksidenti. Në vetëm pak sekonda, një ecje e zakonshme shndërrohet në një betejë për jetën.
Kur hap dosjet gjyqësore njëra pas tjetrës, del një e vërtetë që nuk është më rastësi: në shumë nga këto tragjedi, shoferi ka qenë duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit.
Një prej këtyre dosjeve është ajo e Agim Shkopit. Një ngjarje që në letër klasifikohet si shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim i parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit. Por në thelb, është një histori ku alkooli dhe drejtimi i mjetit kryqëzohen me vdekjen e shtetasit Ledjon Tifi.
Sipas aktit të ekspertimit, drejtuesi i automjetit rezulton me 1. 805 mg/l alkool në gjak. Një nivel shumë i lartë, që sipas ekspertëve të sigurisë rrugore e vendos drejtuesin në gjendje të thellë dehjeje, me humbje të refleksit dhe gjykimit.
Kjo nuk është një histori e izoluar. Në dosjet e gjykatave shqiptare, ky model përsëritet.
“Duhet të jetë një masë më e fortë administrative, deri në heqje dhe mospaisjen me patentë për vite të caktuara. Ndoshta kjo do frenojë përdorimin e alkoolit në timon për shumë persona. N.q.s. ne do të kishim një ligj që do të kapeshe me alkool në timon për herë të dytë dhe do të penalizoheshe me 10 vjet, mospasje të drejtë të ngjarjes së automjetit, mendoj se do të kishim një reflektim të gjithë shoferëve që mos ta përdornin më alkoolin, sepse është vrasës në timon”, u shpreh avokati Bledar Meminaj.
E njëjta histori me fund tragjik është edhe ajo e orëve të mbrëmjes të 13 shtatorit 2020, në dalje të Tunelit të Krrabës. Kamerat e sigurisë fiksojnë një automjet tip “Benz” që lëviz me shpejtësi të lartë.
Sipas ekspertizës autoteknike të administruar në dosje, shpejtësia e tij arrin rreth 147 kilometra në orë, duke përplasur një automjet tjetër, tip “Golf Polo”,. Dy vajza që ndodheshin në këtë veturë humbën jetën.
Por ajo që ajo që e rëndon më shumë dosjen nuk është vetëm dinamika e aksidentit. Është gjendja e drejtuesit. Testet e alkoolit të administruara në fashikull tregojnë nivele të konsiderueshme: 0.93 deri në 0.99 mg/l.
Një nivel që, sipas Kodit Rrugor, e vendos drejtimin e mjetit në kategorinë e dehjes së plotë. Në terma teknikë, kjo nuk është vetëm shkelje. Është një gjendje që ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e distancës, kohën e reagimit dhe aftësinë për të marrë vendime në sekonda.
Top Channel