/ Exclusive në Inside Story, doli nga dasma dhe…/ Nëna e të riut lituanez kërkon të vërtetat e aksidentit misterioz
Teksa dilemat dhe argumentet kundërthënëse përdoren nga palët në gjykatë për t’i ikur përgjegjësive penale, rrugët vazhdojnë të prodhojnë të njëjtin realitet: alkool, shpejtësi dhe pakujdesi që shpesh kthehen në tragjedi…
E njëjta skenë e rëndë është edhe kjo ngjarje e një viti më parë, ndodhur në kryeqytet.
Myslim Hyka ishte duke ecur pranë trotuarit, kur ai goditet dhe hidhet disa metra në ajër nga një automjet, që edhe pse ishte në zonë urbane lëvizte tej normave të lejuara.
“Në jo pak raste, në praktikë ndodh që ngjarje tragjike me humbje jete janë vetë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Kjo nuk i lë pa përgjegjësi drejtuesit e automjeteve, që edhe në rastet kur konstatohen këmbësorë që nuk lëvizin në mënyrë të rregullt në rrugë, ata duhet të tregojnë kujdes.”
Goditja ndodh në pak sekonda. Nuk ka kohë për reagim. Këmbësori përballet papritur me automjetin, ndërsa qytetarët që ndodhen pranë mbeten të shtangur nga ajo që sapo kanë parë.
Menjëherë pas aksidentit, njerëzit vrapojnë drejt vendngjarjes për të ndihmuar të lënduarin. Në pak çaste, një zonë e zakonshme qyteti kthehet në skenë emergjence.
Ky aksident nxjerr në pah një nga problematikat më të mëdha të sigurisë rrugore në Shqipëri: konfliktin e vazhdueshëm mes automjeteve dhe këmbësorëve.
Këmbësori është përdoruesi më i pambrojtur i rrugës. Ndryshe nga drejtuesi i një automjeti, ai nuk ka airbag, nuk ka rrip sigurimi dhe nuk ka asnjë mbrojtje tjetër veç trupit të tij. Dhe kur përballet me disa tonë metal në lëvizje, pasojat shpesh janë tragjike.
“Ju e shikoni, ne e shikojmë çdo ditë që të njëjtët drejtues mjetesh shqiptarë që shkojnë dhe drejtojnë mjetet jashtë vendit, apo kur vijnë në Shqipëri për pushime, kanë një sjellje krejt tjetër në rrugë. Dhe kjo nuk do të thotë që në Itali dënohesh më shumë. Sepse në Shqipëri ke gjithmonë tendencën se edhe po më kapi polici, do e gjej një mënyrë”, u shpreh Gedeon Dudushi.
“Në praktikën gjyqësore, llojet e shkeljeve që konstatohen më shpesh në fushën e shkeljeve rrugore janë ato të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, mosrespektimi i distancave të sigurisë midis automjeteve, apo tejkalimi i normave të shpejtësisë. Konstatohen raste të hyrjeve dhe parakalimeve të gabuara në rrugë dhe, në disa raste, ka edhe përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit”, u shpreh gjyqtari, Xhuljo Doku.
Top Channel