Festivali ndërkombëtar i Teatrit në Elbasan/ Mbahet në teatrin Skampa edicioni i 26, marrin pjesë disa trupa teatrore

11/10/2024 16:26

Festivali Ndërkombëtar Teatror Skampa çeli edicionin e tij të 26 në Teatrin e Elbasanit.

Një rrugëtim mes sfidave, vështirësive, por mbi të gjitha mes sukseseve si i vetmi festival më jetëgjatë i këtij lloji në Shqipëri. Më shumë se 300 vepra janë vënë në skenë në gjithë këto vite nga trupa teatrore nga më shumë se 50 vende të botës.

Festivali nga viti në vit vjen ndryshe, me alternativa të ndryshme dhe në këtë edicion të 26 ne I kemi dhënë një fokus teatrit alternativ. Dmth festivali tej skenës tradicionale, festivali në lokacione të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Kjo krijon jo vetëm larmi, por ka edhe synim shumë të qartë, të afrojë spektatorin. Dhe ky është misioni ynë i drejtpërdrejtë sidomos në këtë qasje alternative”– u shpreh  Drejtor i Festivali të Teatrit, Adonis Filipi.

Në gjithë këto vite Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ka ndikuar në rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë, rritjen e jetës artistike në qytet dhe promovimin e vlerave qytetare dhe artistike të këtij qyteti.

“Është e rëndësishme të thuhet dimensioni I këtij festivali. Ky festival nuk mendon vetëm për sot, por i shërben prespektivës. Është nga ato festival që bën promovimin e vlerave artistike e kulturore shqiptare në botë. Në 26 vite kemi përcjellë mesazhin se ne shqiptarët dimë të ndërtojmë traditë dhe vlera. Por ky festival ka më shumë nevojë për mbështetje qendrore dhe lokale që të vijojë rrugëtimin e tij”.

Në edicionin e 26 të këtij festivali marrin pjesë trupa teatrore nga Greqia, Franca, nga Bullgaria, Serbia, Maqedonia etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA