Lidhja e mundshme me Bellingham dhe partneri i ardhshëm, rrëfehet Kim Kardashian: Fëmijët e mi kanë bërë listën, ah sikur ta dinin…

08/10/2024 18:15

Prej kohësh është aluduar për një lidhje të mundshme mes modeles së njohur Kim Kardashian dhe yllit të Real Madrid, Jude Bellingham.

Kjo gjë ka ardhur pas vizitës që Kim ka kryer në zyrat e Real Madrid, aty ku u takua me shumë lojtarë, përfshirë dhe talentin anglez.

Gjithsesi ka qenë veta ajo që ka hedhur poshtë këto fjalë, edhe pse tregon që fëmijët e saj do ta pëlqenin një gjë të tillë.

“Kjo nuk është ajo që dua unë. Është në fakt për të qeshur pasi fëmijët e mi mundohen të më bindin duke më thënë se janë gati, por nuk jam unë! Ata janë shumë të veçantë. Ata vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista.

Saint do që unë të lidhem me një basketbollist apo futbollist me çdo kusht. Dhe unë u them: Ah sikur ju ta dinit…”, tha duke qeshur Kim Kardashian duke aluduar për lidhjet e shumta me sportistë në të kaluarën e saj.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA