Me një minutë heshtje, ambasada izraelite në Tiranë kujtoi viktimat e sulmeve të përgjakshëm të Hamasit në Izrael, më 7 tetor 2023.
Ambasadorja izraelite në vendin tonë, Galit Peleg, u shpreh se tragjedia e një viti më parë la pas plagë të thella për popullin izraelit të gjithë botën.
“Ka kaluar një vit dhe historitë vijojnë… dëshmitë nxjerrin në pah fakte të reja. Tmerri në njërën anën dhe heroizmi në anën tjetër. Ne vajtojmë jo vetëm për jetët e humbura, por për të ardhmen që iu vodh, për ëndrrat e vjedhura. Një vit mund të ketë kaluar, por dhimbja jo. Plagët janë ende të freskëta dhe na kujtojnë përgjegjësinë për t’ia dalë përballë urrejtjes së terroristëve”, tha ajo.
Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u shfaq ekspozita e fotoreporterit Ziv Koren, me imazhet tronditëse të qindra izraelitëve të vrarë në Tel Aviv.
Ndërsa në dokumentarin Screams Before Silence (Ulërimat para Heshtjes), të mbijetuarit e sulmit terrorist në festivalin Nova rrëfejnë çastet e tmerrit.
Këto dëshmi, sipas ambasadores Peleg, duhet të shërbejmë si thirrje që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Top Channel