Bombardohet qyteti jugor i Libanit, humbin jetën gjashtë persona, mes tyre edhe mjekë

02/10/2024 17:46

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) thotë se një sulm izraelit në qytetin jugor të Libanit Aitaroun u mori jetën gjashtë personave, mes tyre dhe mjekë nga Autoriteti Shëndetësor Islamik, teksa një person rezulton i zhdukur.

NNA e përshkruan sulmin si një masakër dhe thotë se avionët luftarakë izraelitë goditën qendrën e Autoritetit Shëndetësor Islamik të qytetit dhe e shkatërruan plotësisht atë, si dhe shkatërruan një klinikë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Izraeli sa i përket këtij sulmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA