Goli i mesfushorit të Kombëtares nuk i mjafton “demave”, Laçi ndal në fund Partizanin brenda në shtëpi

16/09/2024 18:08

Laçi dhe Partizani kanë ndarë pikët në takimin e radhës të javës së 5-të të Superiores.

Sfida ishte mjaft e balancuar në pjesën e parë, teksa rastet e pastra munguan nga të dyja skuadrat.

Pjesa e dytë u shoqërua me skena dhune, ku drejt pankinës së Partizanit u hodhën sende të forta, duke goditur dhe një pjesëtar të stafit.

Goli i parë erdhi në minutën e 80’ të takimit, nga mesfushori që u grumbullua me Kombëtaren shqiptare, Agim Zeka. Por kjo nuk i mjaftoi “demave”, sepse pas vetëm gjashtë minutash, baraspesha u rikthye nga i sapofuturi Ballhysa, duke siguruar një pikë për kurbinasit.

Kështu Partizani shkon në kuotën e 8 pikëve pas 5 ndeshjes, ndërsa Laçi vazhdon të jetë në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

REZULTATI:

LAÇI 1-1 PARTIZANI

Ballhysa 86′ / Zeka 80′

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA