Ervis Behari i jep fund beqarisë, pamje nga dasma madhështore/ Detaji prekës në kostumin e këngëtarit

15/09/2024 16:50

Këngëtari Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë me një dasmë madhështore mes miqsh dhe familjarëve të tij këtë të shtunë.

Në dasmën e kuruar në detaje ishin të ftuar shumë personazhe nga jeta e ekranit, mes tyre aktorë dhe këngëtarë.

Plot alegri dhe emocione, pikërisht në ditën më të lumtur të jetës, nuk kishte si të mungonin edhe këngët më të dashura për publikun të kënduara nga vetë dhëndri për bashkëshorten e tij.

Në prill të vitit të kaluar Ervisi bëri celebrim në Bashkinë e Tiranës duke kurorëzuar dashurinë e tij disavjeçare.

Çifti gjithashtu ka mirëpritur në jetë edhe një djalë.

Një detaj tepër i veçantë ra në sy në kostumin e tij të zi, një fotografi e vogël e nënës së këngëtarit e varur në anën e zemrës së tij.

Rikujtojmë që nëna e Ervisit është ndarë nga jeta disa vite më parë.

Ervis Behari u bë i njohur me këngën “Dajo”, e cila nuk mungon tashmë në asnjë prej dasmave shqiptare.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA