Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Golem të Shkodrës, pas një konflikti mes tyre.
29-vjeçari Ronaldo Kola është i plagosuri, i cili ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, raporton se autori është Marjo Kroni. Ai është në arrati, pasi u largua nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Top Channel