Tetë kafshë në tetë ditë! Një rinoceront shfaqet në Londër, Banksy konfirmon autorësinë

12/08/2024 20:56

Banksy ka zbuluar veprën e tetë të artit në koleksionin e tij me temë kafshësh në Londër, një siluetë të një rinoceronti që duket sikur po ngjitet në majë të një makine.

Artisti i rrugës ka postuar vepra arti në Instagramin e tij rreth orës 13:00 çdo ditë që nga e hëna e 5 gushtit.

Vepra e tij e parë ishte një dhi dhe u pasua nga silueta elefantësh, majmunësh, një ujku, pelikani dhe një mace, si dhe vepra arti të piranjave, të cilat janë shfaqur të gjitha në vende të ndryshme anembanë Londrës. Dizajni i tij i fundit i grafitit, i vendosur në Westmoor Street në Charlton, është i pozicionuar në anë të një ndërtese dhe është projektuar që të duket sikur kafsha po ngjitet në një makinë të parkuar pranë pronës.

Të dielën, artisti i rrugës konfirmoi se ishte pas veprës së artit me piranjat në një kabinë policie, që policia e qytetit tha se do ta zhvendosë në një vend më të sigurt dhe se po shqyrton mundësitë për mos ta dëmtuar veprën.

Vepra e gjashtë e artistit, një mace që shtrihej në një billbord reklamash të zbrazët u hoq nga vendndodhja e saj në veriperëndim të Londrës disa orë pasi u zbulua të shtunën. Ajo çmontua nga tre burra të cilët thanë se ishin “punësuar” nga një “kompani kontraktuese” për të hequr tabelat për arsye sigurie.

Ndërsa piktura e një ujku në një pajisje satelitore u hoq nga çatia e një ndërtese në jug të Londrës, më pak se një orë pasi u zbulua.

Një zëdhënës i Banksy tha për se artisti nuk ka lidhje me zhvendosjen e veprës dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e pajisjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA