Foto Ilustruese

Një 32-vjeçar ka mbetur viktimë pas një aksidenti të ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit.

Policia bën me dije se shoferi 46-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, ndërsa 32-vjeçari, Gjovalin Gjergji, që ishte pasagjer, është transportuar drejt Traumës pas plagëve të marra, por nuk ka mundur të mbijetojë.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak”, sqaron policia.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA