I dënuar nga Italia me 8 vite burg për trafikim droge, merr fund në Vlorë arratia e 58-vjeçarit! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj
20/07/2024 11:32
58-vjeçari Nikola Mersini është vënë në pranga në qytetin e Vlorës, teksa autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.
“Gjatë operacionit “Pursuit”, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar 58-vjeçarin, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e të arrestuarit.
Top Channel