LIGA E KONFERENCËS/ Rezultat historik për Malishevën, mposht në debutimin e saj në Europë ekipin e Malit të Zi

11/07/2024 18:54

Malisheva ka arritur një rezultat historik në debutimin e saj në Europë, duke mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Buducnost të Podgoricës, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sfida në Podujevë u zhbllokua në minutën e 67’ falë një goli të mesfushorit Brruti. Më pas, ekipi i Qëndrim Kidës arriti të menaxhonte rezultatin, duke mos i lejuar kundërshtarët të rrezikonin portën e tyre.

Kështu Malisheva shkon në takimin e kthimit me avantazhin e një goli, ku në Mal të Zi do tentojë një tjetër rezultat historik, që do i kualifikonte ata për në fazën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA