Studiuesi Mark Marku, mik i Ismail Kadaresë ka folur sot për ndarjen nga jeta të kolosit të letrave shqipe që mbylli sytë në moshën 88-vjeçare.
Në një intervistë për gazetaren Jetona Koçibelli në Top Channel, Mark Marku tha se jemi me fat të gjithë ne që jetuam në epokën e tij, pasi ishte shkrimtari më i rëndësishëm i dy shekujve të fundit që ngriti letërsinë shqiptare në nivele botërore.
Mark Marku tregon edhe takimin e fundit me Kadarenë.
Mark Marku: Vepra e Kadaresë, përveçse mendoj se është korpusi më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare është autor i cili e përfaqëson në mënyrën më dinjitoze. Një autor i rëndësishëm i shekullit, ndoshta nga autorët e lindjes dhe Evropës lindore, ishte figuramë e rëndësishme dhe fitues i disa çmimeve të rëndësishme.
Është autor domethënës i letërsisë evropiane i dy shekujve të fundit.
Jemi me fat që jetuam në epokën e tij se leximi i veprës së Kadaresë, vepra e Kadaresë ishte një festë e vazhdueshme në kuptimin që zbuloje përherë diçka të re, shijoje gjuhen, vetë letërsinë si të tillë. Në këtë kuptim, çdo kush që ka jetuar kohën e Kadaresë se është me fat.
Kam pasur shumë kontakte dhe marrëdhënie me të, kam qenë në shtëpinë e tij, ka ardhur në shtëpinë time, njohje e qëndrueshme. Vitet e fundit për shkak të covidit i rralluam takimet.
Dy gjërat e fundit që mbaj mend, para një muaji, një mik i imi në universitetin e Brukselit do vinte në Shqipëri se e kishte autorin e preferuar dhe më kërkoi që ta takonte. E pati një nga ngjarjet më të mëdha të jetës se ishte adhurues i Kadaresë. Ky ishte takimi im i fundit me Kadarenë.
Para tre muajsh isha për një cikël leksionesh në universitetin e Brukselit dhe kolegu që më priste më tha a mund të japësh një leksion për Kadarenë. E dha për Pallatin e Endërrave, të gjithë studentët e kishin lexuar dhe më thanë faleminderit që na bëre të njohim një autor kaq të madh të letërsisë botërore.
Top Channel