Pas disfatës me Spanjën, Italisë i duhet të reagojë dhe të gjejë forcat për të mposhtur ose të paktën për të mos humbur ndaj Kroacisë në ndeshjen e tretë të Grupit B, përndryshe Kampionët në fuqi të Europës rrezikojnë të skualifikohen që në fazën e grupeve.
Në vigjilje të ndeshjes ndaj kroatëve, foli shefi i delegacionit të Italisë, Gianluigi Buffon që theksoi se tashmë skuadrës i duhet të rigjejë sigurinë në fushë ndërsa u shpreh i bindur se me Kroacinë do të jetë një tjetër ndeshje nga ajo me Spanjën.
“Ndaj Kroacisë do të jetë një tjetër ndeshje në krahasim nga ajo me Spanjën. Ne ishim të zotët që e bëmë Shqipërinë të dukej një skuadër inferiore. E patë se sa shumë vuajti Kroacia ndaj Shqipërisë? Ndërkohë, edhe ne patëm shumë vështirësi me Spanjën dhe ata na bënë të dukeshim inferior, por nuk jemi të tillë.
Kemi mundësinë për t’iu gëzuar dy nga tre rezultatet e mundshme, por nuk duhet të mendojmë për këtë në fushë. Ndaj Kroacisë do të bëjmë një tjetër lloj performance dhe jam i sigurt se pas ndeshjes me kroatët do të flasim ndryshe”, u shpreh Buffon.
Top Channel