Trishtim në familjen Koeman/Ish trajneri i Barcelonës humbet njeriun e dashur
Aventurës së Domenico Tedescos në stolin e Bolognës i erdhi fundi. Pas vetëm 4 ndeshjesh dhe me vetëm 1 pikë të grumbulluar në kampionat, klubi kuqeblu mori vendimin për të shkarkuar trajnerin që e solli në skuadër gjatë muajve të verës.
Bologna zyrtarizoi gjithçka këtë të mërkurë teksa përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur ndarjen e rrugëve me Tedescon duke i uruar më të mirën në vijim të karrierës së tij
‘Bologna bën të ditur shkarkimin e trajnerit Domenico Tedesco të cilin e falenderojmë për punën e bërë dhe profesionalizmin dhe kompetencat e tij. Atij dhe bashkëpunëtorëve të tij, i urojmë fatin më të mirë në aspektin profesional’-lexohet në komunikatën e Bolognas
Por si u arrit në këtë epilog? Ditën e martës gjatë drekës, drejtuesit e klubit takuan ish trajnerin e Belgjikës ku ata shprehën shqetësimet e tyre për drejtimin e marrë nga skuadra. Jo vetëm për rezultatet zhgënjyese, por edhe për faktin se loja nuk pati një rritje të nivelit të lojës.
Tedesco nga ana e tij i mirëpriti vërejtjet e klubit, përkundrazi mori përsipër përgjegjësinë e plotë për këtë start të trazuar të sezonit, por nuk e dha dorëheqjen me dëshirën për të tentuar të zgjidhte situatën. Në këtë pikë, drejtuesit e Bolognas në orët e mbrëmjes morën vendimin për të larguar Tedescon dhe për të përcaktuar menjëherë pasuesin e tij. Bëhet fjalë për Rafaele Palladino i cili ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri në 30 qershor të 2029 me trajnerin që do të nisë menjëherë punën teksa në orët e pasdites do të kryejë edhe stërvitjen e parë me Bolognan.
Top Channel