Çfarë po ndodh me Federatën Italiane? Shkelje proceduriale në zgjedhjen e Malago, institucioni administrimit të jashtëzakonshëm

16/09/2026 11:56

Kush ka menduar se i pa parë të gjitha apo mjaftueshëm pas debateve për trajnerin e kombëtares italiane, gabohej. Federata Italiane e drejtuar nga Giovanni Malagò nuk rresht së rezervuari surpriza dhe duket se po shkon drejt emërimit të një komisioneri. Shkak është bërë një shkelje proceduriale në momentin e prezantimit të kandidaturave për postin e presidentit të organizmit.

Ky është përfundimi i arritur në mbledhjen e Këshillit Ekzekutiv në përfundim të të cilit Këshillit Kombëtar të CONI(Komiteti Olimpik Italian) ku u kërkua që të votohej për vendosjen e Federatën Italiane të Futbollit nën administrim të jashtëzakonshëm. Rezultati i votimit ishte i qartë sesi do të ishte pavarësisht pozicionit të mafrrë nga Gravina që foli për një zgjedhje absurde. ‘Kredibiliteti i futbollit tonë duhet mbrojtur nga tentativat e përsëritura të ‘pushtimit të fushës’ që minojnë autonominë dhe që kthehen në mënyrë ciklike-tha Malago duke iu referuar çështjes së federimit të pasuesit të tij Giovanni Malagò-është absurde të mendosh Federatën nën drejtimin e një komisioneri vetëm për arsyet që lexova. Duhet më shumë respekt për FIGC, për presidentin e saj Malagò dhe për anëtarët e saj’

Ai që shpjegoi arsyet e marrjes së këtij vendimi ishte presidenti i CONI, Luciano Buonfiglio. ‘Në bazë të asaj që është pranuar nga vetë Prokurori i Përgjithshëm, Ugo Taucer, rezulton se është i pakundërshtueshëm fakti se Malagò nuk ishte i regjistruar në momentin që prezantoi kandidaturën e tij-tha Buonfiglio në një letër të tij-Nëse FIGC nuk do ta kishte kriter të detyrueshem federimin, duhej ta kishte parashikuar shprehimisht siç bëhet edhe për anëtarët e organeve të drejtësisë sportive dhe audituesit financiarë. Prokurori Taucer pohoi se zotërimi i një teserë të vlefshme duhet të jetë në kriteret për kandidimin ose zgjedhshmërine e anëtarëve të organeve federalë, në për ato të zgjedhura ashtu edhe për të emëruarat. Për më tepër, evidentoi se FIGC edhe pse formalisht i ka pranuar principet thelbësore të CONI, nuk i ka aplikuar konkretisht në këtë rast me referimin e veçantë ndaj interpretimit korrekt të kërkesave për regjistrim. Rezulton se principe të tilla thelbësore, duket se janë thyer’

Tani topi kalon në fushën e Këshillit Kombëtar që do të duhet të shpreher në lidhje me kalimin e mundshëm të FIGC nën administrim të jashtëzakonshëm, një vendim që do të merret vetëm pas ndeshjes mes Italisë dhe Turqisë në 5 tetor për të evituar që e gjithë kjo çështje të ndikojë te cikli i ri i Të Kaltërve me Roberto Mancinin në pankinë. 

Top Channel