VIDEO/ Gjermania e nis frikshëm “EURO 2024”, mposht me “shuplakë” Skocinë në ndeshjen hapëse

14/06/2024 22:57

Gjermania ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen hapëse të “EURO 2024”, duke mposhtur me rezultatin 4-0 Skocinë.

Goli i parë erdhi shumë shpejtë nga ana e Florian Wirtz, i cili kaloi në avantazh “Panzerat” në minutën e 10’ dhe vetëm 9 minuta më vonë Musiala dyfishoi shifrat.

Gjërat u bënë më të vështira për skocezët, të cilët ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq nga Porteus në fundin e pjesës së parë duke shkaktuar një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Havertz.

Pjesa e dytë ishte më e qetë deri në minutën e 68’, kur Fullkrug shënoi dhe golin e katërt.

Skocezët festuan vetëm një autogol në minutën e fundit, që erdhi nga ana e Antonio Rudiger.

Në minutën e fundit ishte dhe Emre Can i cili shënoi dhe golin e pestë të takimit.

Kështu Gjermania shkon në kuotën e tre pikëve dhe thuajse e kualifikuar që në ndeshjen e parë, ndërsa Skocia qëndron me zero dhe do t’i duhet shumë punë në dy ndeshjet e tjera.

REZULTATI:

GJERMANI 5-1 SKOCI

Wirtz 10′, Musiala 19′, Havertz (P) 45+1′, Fullkrug 68′, Can 90+3′ / Rudiger (A.G) 87′

KOMENTI:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Gjermanisë 5-1!

90+3′ GOOOL GJERMANIA 5-1/ Emre Can lëshon një gjuajtje nga distanca e cila shkon në cepin e portës. (VIDEO)

87′ GOOOL SKOCIA 4-1/ Rudiger devijon një top në zonë duke e çuar padashur në portën e tij. (VIDEO)

82′ Tjetër zëvendësim te Skocia. Largohet Christie dhe në vendin e tij futet Shankland.

80′ Zëvendësim te Gjermania. Largohet Toni Kroos dhe në vendin e tij futet Can.

78′ Zëvendësim te Skocia. McKenna i zë vendin Tierney.

77′ Fullkrug shënon sërish, por kësaj radhe sistemi VAR i anulon golin Gjermanisë. (VIDEO)

74′ Muller futet në vendin e Musialas.

68′ GOOOL GJERMANIA 4-0/ Fullkrug lëshon një predhë nga brenda zonës dhe e çon në trekëndëshin e portës. (VIDEO)

67′ Dy zëvendësime te Skocia. Largohen McGregor dhe McGinn, në vendet e tyre futen Gilmour dhe McLean.

63′ Dy zëvendësime te Gjermania. Largohen Havertz dhe Wirtz, në vendet e tyre futen Fullkrug dhe Sane.

62′ Tah shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

48′ Ralston shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim dhe nga Skocia, që në vend të Adams ka futur Hanley.

46′ Gjermania ka kryer një zëvendësim, duke larguar Andrich dhe në vendin e tij ka futur Gross.

46′ Nis pjesa e dytë në Mynih!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL GJERMANIA 3-0/ Kai Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

44′ Pas konsultimit me VAR, arbitri akordon penallti për Gjermaninë dhe karton të kuq për Porteous.

19′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Musiala merr një top në zonë nga Havertz dhe me të djathtën dyfishon shifrat. (VIDEO)

10′ GOOOL GJERMANIA 1-0/ Wirtz merr një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën mposht portierin. (VIDEO)

1′ Starton sfida hapëse e “EURO 2024”!

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan (C), Musiala, Wirtz, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

SKOCIA: Gunn, Hendry, Porteous, Tierney, Ralston, McGregor, McTominay, Robertson (C), Christie, McGinn, Adams.

Trajner: Steve Clarke

Top Channel