Shqipëria po përgatitet për eksperiencën e dytë në finalet e një Europiani.
Kuqezinjtë ndodhen në grupin e “ferrit” së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Skuadra e Sylvinhos do tentojë që të bëjë surprizën e madhe, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.
Kuqezinjtë në ditën e parë stërvitore në Kaizerau anë zhvilluar një seancë të thjeshtë nën pranin e 500 tifozëve shqiptarë, të cilët patën mundësinë të shihnin dhe takonin nga afër ekipin kuqezi.
Ndërkohë këtë të martë seancat stërvitore kanë qenë të mbyllura pa praninë se askujt, edhe mediat janë lejuar vetëm 15 minuta të fillojnë momentin e nxehjes më pas gjithçka e izoluar për përgatitjen e ndeshjes së parë kundër Italisë me nga dy seanca në ditë. Ndërkohë në konferencën për shtyp të sotme ka qenë mbrojtësi Arlind Ajeti, për të ky është Europiani i dytë, pas Francë 2016-të.
“Shumë mirë, besoj se çdo lojtar që është grumbulluar ndjehet mirë është diçka speciale. Nuk e di çfarë do bëj ndryshe, unë mundohem gjithmonë të jem pranë ekipit. A do luajë apo jo e vendos trajneri, unë do e mbështes Kombëtaren si në fushë ashtu edhe jashtë saj. E kemi analizuar të gjithë ekipin e italianëve, në ditët e ardhshme sot e nesër do t’i shohim edhe specifikisht sulmuesit“-shprehet futbollisti Arlind Ajeti.
Ndërkohë superkompjuteri Opta, ka analizuar mundësitë e 24 skuadrave që marrin pjesë në Euro2024, duke nxjerrë mundësitë e secilit ekip për sukses. Sipas “Opta”, mundësitë e Shqipërisë për të fituar Euro2024 janë vetëm 0.2%, duke qenë ekipi i parafundit sa i takon shanseve për sukses.
Superkompjuteri jep vetëm 0.8% shanse që kuqezinjtë të arrijnë në finale dhe 3.2% për të shkuar deri në gjysmëfinale.
Top Channel