Bjellorusia pa shtëpi dhe pa tifozë, Shqipëria përfiton një avantazh të veçantë në Nations League
Arbër Hoxha pritet të largohet nga Dinamo Zagreb dhe të transferohet te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas raportimeve të “Tportal”, palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit anësor shqiptar, në një operacion që kap vlerën e 2.5 milionë eurove.
Largimi vjen në mënyrë të papritur, pasi Hoxha ishte titullar vetëm dy ditë më parë në ndeshjen ndaj Hapoel Be’er Sheva.
Pavarësisht aktivizimit të fundit, e ardhmja e tij duket se do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Al Wahda ka arritur marrëveshjen për transferimin e tij.
Marrëveshja mes klubeve nuk përfshin vetëm shumën fillestare të transferimit.
Dinamo Zagreb do të përfitojë gjithashtu 10% të shumës së një transferimi të ardhshëm të Hoxhës, ndërsa në kontratë parashikohen edhe bonuse të mundshme, në varësi të kushteve të marrëveshjes dhe paraqitjeve të lojtarit.
Hoxha, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare, pritet të nisë së shpejti aventurën e re në futbollin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Transferimi i tij te Al Wahda pritet të zyrtarizohet në orët në vijim.
Top Channel