Me Mbappé në krye dhe disa surpriza, Zidane zbulon “Gjelat” e tij të parë
Sulmuesi i Real Madridit ka firmosur me On, markën zvicerane të veshjeve sportive, ku aksioner është edhe ish-tenisti i njohur Roger Federer.
“Mbappé është… On”. Ylli i Real Madridit ka firmosur një marrëveshje me markën zvicerane, duke i dhënë fund bashkëpunimit me Nike pas plot 19 vitesh. Lajmi është bërë zyrtar përmes një komunikate, ku On konfirmon hyrjen e saj në botën e futbollit. “Kylian Mbappé do të jetë në qendër të rrugëtimit tonë në futboll, duke bashkuar një prej lojtarëve më me ndikim në këtë sport me një prej markave më inovative të veshjeve sportive”.
Sulmuesi francez do të jetë gjithashtu ambasador global i markës. “Dua të sjell eksperiencën dhe këndvështrimin tim në atë që do të krijojmë, të shtyjmë kufijtë e asaj që është e mundur përmes inovacionit dhe të mbetemi gjithmonë besnikë ndaj gëzimit që sjell futbolli. Kemi një ëndërr të përbashkët dhe ky është vetëm fillimi”, deklaroi Mbappé.
Por risitë nuk përfundojnë këtu. Edhe Thierry Henry i është bashkuar projektit të markës zvicerane, duke marrë rolin e drejtorit të futbollit. Sipas komunikatës, ish-sulmuesi i Arsenalit ka punuar për hyrjen e On në botën e futbollit që prej fundit të vitit 2025.
“Duam të dëgjojmë lojtarët, të kuptojmë se për çfarë kanë nevojë dhe të krijojmë diçka që mund ta pasurojë vërtet lojën”, tha legjenda franceze, e cila është gjithashtu aksionere e Como-s. Krahas Henry dhe Mbappé, pjesë e familjes On bëhet edhe Sydney Schertenleib, futbollistja zvicerane e lindur në vitin 2007, e cila luan te Barcelona.
Top Channel