Prej kohësh tashmë askush nuk përmend në publik emrin e Ray J, prandaj këngëtari qe u shfaq ne videon pornografike me Kardashian duket se ka bërë vetëm këtë duke sjellë në dritë të dhëna interesante.
Ish-i dashuri i Kim ishte në një intervistë me Shannon Sharpe që është shpërndarë milionë herë nga fansat.
Kjo sepse aty përmendet video famëkeqe e seksit e vitit 2003 të Kim Kardashian dhe ish të dashurit këngëtar, i cili sugjeron tashmë se ‘bota do të ishte ndryshe nëse ajo video e piset nuk do të ishte publikuar asokohe’.
Ray J, është duke promovuar këngën e tij të re ‘Throwing Stacks’ edhe pse është më shumë i njohur për këngën provokuese ‘I Hit It First’, ku ai tregon për lidhjen me Kim para se ajo të shkonte me Kanye West apo me të dashur të tjerë.
43-vjeçari tha: “Gjithçka do të ishte ndryshe sikur të mos kishte ndodhur kjo, e gjithë industria e showbiz do të ishte ndryshe”.
“Publikimi asaj video solli kulturën e pornografisë publike dhe shpërblimin e degjenerimit. Sikur të mos kishte ndodhur ndoshta shumë më tepër vajza do të shkonin në universitet.”
Ai më pas u pyet si mund të rikuperonte dëmin që kishte bërë me videon: “Po më pyet nëse jemi pjesë e kurës apo e sëmundjes? Nuk e di, di vetëm që po përpiqem të vendos drejtësi për atë që kam bërë”.
Ray J says that everything would be different if he didn’t do the tape with Kim Kardashian
“…more people would be going to college… there might not be any OnlyFans… are we apart of the cure or are we apart of the disease…”
via Club Shay Shay pic.twitter.com/uKdpfsFR0y
— SOUND (@itsavibe) June 5, 2024
Intervistuesi Sharpe pyeti më pas Ray J nëse është i turpëruar nga video, megjithëse ajo e vendosi në qendër të vëmendjes dhe shtoi apelin e tij në media.
Ai thotë se është i turpëruar pasi tani ka fëmijë.
“Tani unë jam baba, nuk është mirë për fëmijët e mi, është diçka e pisët”.
Video pornografike ishte gjithashtu nisja e karrierës së Kim Kardashian dhe motrave të saj, prej së cilës ato morën programin e tyre reality ‘Keeping Up with The Kardashians’.
Top Channel